Xhanluixhi Bufon te PSG, tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Sipas SkySport, portieri 40-vjeçar do të prezantohet të hënën pasdite, me një ceremoni madhështore, si në rastin e prezantimit të Nejmarit.
Ndërkaq, Le Parisien raporton se klubi francez ka planifikuar një konferencë për shtyp në Parc des Princes, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i PSG-së Naser Al-Kelaifi.
Bufon është pa ekip që prej përfundimit të kontratës me Juventusin, ndaj shkon falas në Paris, ku do të firmosë një kontratë njëvjeçare, plus opsion rinovimi për një vit