Brojën e presin strategji të reja në verë, Chelsea është gati të shkarkojë Pochettino-n

Armando Broja do të rikthehet në “Stamford Bridge” këtë verë, ku do të gjejë stategji të reja të klubit të tij. Gazetari Jacob Steinberg ka raportuar se Chelsea po mendon të shkarkojë Mauricio Pochettino-n në fund të këtij sezoni. Trajneri argjentinas nuk e ka humbur besimin e lojtarëve, por shkak për të vendim janë pakënaqësitë që drejtuesit kanë krijuar për disa zgjedhje taktike të Pochettino-s.

Mbi Pochettino-n po ushtrohet presion dhe burimet besojnë se ai është në rrezik për t’u shkarkuar këtë verë. Ai nuk e ka humbur dhomën e zhveshjes, por gjithsesi ka pasur pëshpërima pakënaqësie për disa nga zgjedhjet taktike të Pochettino-s”, ka bërë me dije Jacob Steinberg-u./Halit Delibashi-Sport Ekspres/