Broja theu heshtjen për Kombëtaren, Alinani: Tani të vijë të bëhet lider në ekipin kombëtar

E gjithë vëmendja kohët e fundit ka qenë e përqendruar te Armando Broja. Për një kohë të gjatë është përfolur për një çështje të hapur mes tij dhe Silvinjos, por zërave i ka dhënë fund vetë lojtari. Sulmuesi shqiptar reagoi përmes llogarisë së tij në “Instagram”, ku sqaroi se nuk ka asnjë problem me Silvinjon dhe mungesa e tij në Kombëtare lidhet me faktin se nuk është në gjendjen e duhur fizike.

I ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, Gentian Alinani ka folur në lidhje me futbollistin e Chelsea-t. Gazetari i sportit ka thënë se tashmë është koha që Broja të vijë në Kombëtare dhe të bëjë rolin e liderit.

“Jo vetëm Broja, ka disa lojtarë që e kanë kapur atë vitrinën e madhe. Nuk i duhet Kombëtarja. Tani Broja duhet të vijë të bëhet lider për të udhëhequr ekipin kombëtar. Nuk duhet ta bëjmë ne lider te Kombëtarja dhe ta marri ai për dore skuadrën. Ai duhet të vijë nga Chelsea lider, sepse ai po luan në ‘Stamford Brigde’, po luan kundër City-t”, ka thënë Gentian Alinani./Halit Delibahi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online