Armando Broja ka realizuar një gol të mrekullueshëm kundër Crystal Palace-t, i cili në fund mori vlerën e një pike për skuadrën e tij. Trajneri i Southampton-it ka vlerësuar golin e sulmuesit shqiptar në intervistën e dhënë pas ndeshjes, si dhe ka shprehur pëlqimin e tij për mënyrën se si po paraqitet Broja dhe lojtarët e tjerë të rinj të ekipit.
“Goli i parë na e bëri të vështirë dhe më pas mund të kishim pësuar dhe të dytin, ishim me fat dhe dukej e vështirë të fitonim sërish. Por reagimi që treguam më pas ishte brilant. Kjo na dha besimin dhe më pas filluam të luanim ashtu siç donim. Ata nuk patën një shans pas kësaj, vetëm ne.
Armando Broja më pas shënoi një gol të bukur dhe ne patëm një lu.ftë në pjesën e dytë. Pas njëzet minutash të pjesës së dytë, filloi të na mbaronte energjia dhe ashtu siç doja të bëja ndryshimet pësuam një gol budalla. Ata ishin pak me fat, duhet të them, që topi ra aty ku ra.
Ne duhet të fitojmë më shumë faulle atje, por djemtë tanë të rinj po bëjnë një punë të mirë përpara. Ata janë të shpejtë dhe një kër.cënim real. Broja, Tella dhe Will, të gjithë ag.resivë dhe duke fituar goditje dënimi, kjo është e dobishme”, ka deklaruar Ralph Hasenhuttl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/