“Broja do jetë i rëndësishëm edhe për klubet e mëdha“, Peço me elozhe: Po ta kishte bërë Mesi atë gol…

Arjan Peço ka komentuar ecurinë e Kombëtares sonë deri në këto momente. Trajneri shqiptar ka bërë analizën e tij në emisionin “Procesi Sportiv“, ku i thur elozhe Armando Brojës. Sipas tij talenti kuqezi do të bëjë një karrierë të madhe e do të jetë një pikë kyçe jo vetëm e Shqipërisë por edhe e klubeve më të njohura nëse i jepet mundësia të luajë. Goli i shënuar ndaj Hungarisë është i një niveli mjaft të lartë dhe Peço është i mendimit se nëse do të shënohej nga Mesi apo Salah do të bënte një bujë të madhe në media.

“Faktikisht, pavarësisht nga volumi i lojës që kemi bërë, nga rastet që kemi bërë, u zgjidh në mënyrë individuale. Golat që shënoi Broja në këto dy ndeshje nuk kanë asnjë lloj lidhje me skemat, por është thjesht një aftësi individuale dhe një lojtar si Broja, që shënon dy gola të tillë në dy ndeshje, tregon se është një lojtar shumë i talentuar, që ka për të bërë një rrugë të gjatë nëse qendron me këmbë në tokë. Ka për të qenë një lojtar i rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për një klub të madh nëse i jepet mundësia të luajë. Ky gol nëse do të ishte gol i shënuar nga Mesi apo nga Salah, që e bëri javën e kaluar, do ishte bërë një tam-tam i jashtëzakonshëm. Mënyra e përgatitjes dhe e konkluzionit është e një lojtari të madh botëror”, ka thënë Arjan Peço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online