Broja dhe Ramadani shkuan te Levandovski, Stefa: Kulmi kur shkuan duke qeshur te Levandovski për të kërkuar fanellën

Humbja kundër Polonisë la një shije të hidhur për të gjithë shqiptarët, të cilët pas asaj ecurie pozitive kishin ngritur shumë lart shpresat për të marrë vendin e dytë në grup. Gazetari Gjergji Stefa ka mbetur i pakënaqur nga ajo që kuqezinjtë dhanë në fushën e lojës, e cila kulmon më pas me veprimin e lojtarëve të Kombëtares pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.

Stefa është shprehur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se fakti që Broja dhe Ramadani shkuan menjëherë drejt Levandovskit për ti kërkuar fanellën e bënte këtë “finale“ të madhe të merrte vlerën e një miqësoreje.

“Dhe në fund të ndeshjes pas një humbjeje të tillë kulmi është kur sheh dy futbollistë të Kombëtares shqiptare që duke qeshur shkojnë menjëherë te Levandovski për ti kërkuar fanellën. Kjo ishte pastaj sikur luan miqësore“, ka thënë Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *