“Broja dhe Murataj janë skandaloz, të vendosësh duart në kokë”! Kritika e Kabos: Kanë tulla të vendosura gabim

Përparim Kabo ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku diskutoi edhe për cilësinë e kampionatit shqiptar të këtij sezoni. Në përfundimin e dalë është marrë si shembull Partizani ku thuhet se disa lojtarë bëjnë gabime amatoreske që nuk i kanë hije ekipit që pretendon për të dalë kampion pasi nuk janë stërvitur në mënyrën e duhur me ekipet e moshave.

“Po marr shembull Partizanin që të mos thotë dikush që pse kritikon ekipin tim. Te Partizani janë dy mesfushorët mbrojtës, Broja dhe Murataj që në fazën shkatërruese janë shumë të mirë, por në fazën ndërtuese janë skandalozë. Bëjnë gabime elementare që janë të vësh duart në kokë. Ka probleme psikologjike ku fillon loja 1-0 për Partizanin dhe mbrojtësi i fal një top kundërshtarit që shyqyr që e priti portieri. Këta janë të tillë pasi nuk janë stërvitur mirë dhe nga specialistë te ekipet e moshave. Kanë tulla të vendosura gabim, të vendosura shtrëmbër”, tha Kabo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *