Chelsea do të përballet në mbrëmjen e nesërme ndaj Bajernit të Mynihut duke kërkuar të pamundurën, pasi përballja e parë ka përfunduar në shifrat 3-0 në favor të gjermanve. Trajneri i londinezëve ka grumbulluar edhe Armando Brojën në këtë takim, ndërsa si fjalë motivimi për skuadrën nuk ka menduar që të tregojë historitë e tij të suksesit apo mënyra sesi fituan “Champions League” në 2012 mes dramës ndaj Bajnerit.
“Nëse do të përpiqem që të përdor të gjithë historitë e mia të shkurtra nga karriera për lojtarët, atëherë ata do të mërziteshin. Unë dua që t’i bëj të ndihen dhe të besojnë se kjo ndeshje do të kthehet. Ata e kanë mundësinë për ta bërë këtë gjë të veçantë”, u shpreh trajneri i Chelseat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/