Briken Calja vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi i Cërrikut”

Briken Calja vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi i Bashkisë së Cërrikut”. Ylli i peshëngritjes shqiptare e tërhoqi titullin në ceremoninë e organizuar për nder të tij, ku përveç familjarëve të afërt, i pranishëm ishte edhe kampioni europian i kërcimit së gjati dhe miku i tij, Izmir Smajlaj.

“Rrugë e gjatë, e mbushur me fitore e humbje, ngritje e ulje, gëzim e lot, por në të gjitha rastet plot besim dhe vullnet. Unë jam këtu sepse besova, besova te puna dhe vullneti i mirë për të lartësuar emrin dhe vendin që përfaqësoj”, shkruante Calja në profilin e tij.

“Në momentin që besimi dhe vullneti takohen bashkë, njeriu është i pamposhtur dhe ëndrrat janë kurdoherë të prekshme dhe të realizueshme. Nuk do të kisha arritur këtu pa mbështetjen maksimale të familjes sime të cilët i falenderoj pamasë. Një falenderim i veçantë shkon për stafin tim, i cili ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer”.

“Falenderim dhe mirënjohje me të gjithë personat që këtë vite më kanë mbështetur e punuar.
Nga zemra gjej mirënjohje për Çufo dhe Mojo për mbështetjen. Bashkisë Cërrik dhe kryetarit të saj z.Altin Toska i jam mirënjohës dhe falenderues për vlerësimin e pamasë për këtë çmim kaq special. Nga zemra ju falenderoj pafund për mbështetjen!”, tha kampioni i Europës në peshëngritje, në turneun e vitit 2018 në Bukuresht të Rumanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *