Dejvi Bregu është prezantuar ditën e sotme në Korçë si lojtari më i ri i Skënderbeut. Vlonjati kishte nënshkruar në janar me korçarët, por qëndroi deri pas Kupave të Europës në Gjirokastër. Në fjalët e tij të para si “korçar” bregu shprehet i lumtur për aventurën e tij të re dhe premton se do të japë më shumë se 100%.
“Duke qenë se është klubi më i madh në Shqipëri, nuk ka nevojë shumë që të mendohesh. Edhe pse unë kam firmosur që në janar, ardhja ime këtu ishte disi e vonshme, por më mirë vonë se sa kurrë”.
“Skënderbeu është një emër i madh dhe është padrejtësi kjo lënie jashtë nga Kupat e Europës. Përderisa klubi ka besuar tek aftësitë e mia, dhe besoj se do të bëjë dhe afrime të tjera, do ia dalim për të dalë kampionë”.
“Objektivi i Skënderbeut është që të dalë kampion dhe kjo nuk ka nevojë fare për diskutim”.
“Tifozëve ju premtoj jo 100%, por 200%. Nuk ka nevojë që të motivohem, pasi Skënderbeu është një klub që vetë të motivon dhe unë jam gati për këtë sfidë”.