Thomas Brdariç është shpallur trajneri më i mirë i sezonit që lamë pas në mbrëmjen e organizuar nga “RTSH” në bashkëpunim me “FSHF”. Ndërkohë trajneri kampion, Martini, kujton nëpërmjet një postimi në Facebook mënyrën sesi iu shkëput në garën e titullit Brdaric dhe Dajës, për të ritheksuar faktin se fitoi titullin kampion.
Ndërkohë nuk ka munguar edhe sarkazma e Roland Luçit: “Kjo puna e Brdaric që ka fituar një anketë a ku ta di unë se çfarë, më kujton një mësues fiskulture që kemi pasur në gjimnaz: “9 i pari dhe 10 i dyti”. Kur e pyesim se përse ky vlerësim, na thoshte: “Se i dyti ka bërë përpjekje me dal i pari. Kështu dhe puna e Brdariç”, shprehet Luçi. /Sport Ekspres/