“Brdaric ishte për teatër, kërcente për një rivënie anësore”! Faruk Sejdini: Futi frymën e grindavecit te Vllaznia, nuk kishte ndodhur kurrë në Shkodër

Faruk Sejdini ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku ka folur edhe për Vllazninë. Sipas tij, ekipi shkodran po vuan ende faturën e Brdaric që kishte ardhur në qytet vetëm për të dhuruar pak teatër dhe shou me reagimet e tij.

“Vllaznia hoqi trajnerin. A investuat për atë? Unë e di se e kam hequr në kurriz. Brdaric ishte për teatër, për shou. Që në fillim e dija, pasi ai për një rivënie anësore që në futboll ka me dhjetëra, do të kërcente nga stoli në fushë.

Futi frymën e grindavecit te Vllaznia që ka shumë traditë. Ekipi i Shkodrës që kurrë më parë në histori ka marrë 7 lojtarë të kuq, që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ka futbollistë të këqinjë, ka komandantë të këqinjë. Transmetoi këtë frymë të keqe”, tha Sejdini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *