Brazili nuk i bën dot dhjetë radhazi

Kryesuesit e Amerikës së Jugut janë ndalur nga Kolumbia në barazim 1-1. Golit të Uillian i përgjigjet Falkao

Pas 9 fitoresh radhazi në kualifikueset e botërorit 2018 për Amerikën e Jugut, Brazili është ndalur në Barrankuila përballë Kolumbisë 1-1. Edhe pse skuadra e drejtuar nga Tite ka shënuar e para në fundin e pjesës së parë, Brazili nuk ka mundur të ruajë avantazhin, sepse në pjesën e dytë Kolumbia ka barazuar me një gol mjaft të bukur nga Radamel Falkao.

Ndeshja – Ndeshja ka nisur mjaft e luftuar nga të dy ekipet. Duelet në fushë janë të ashpra dhe gjyqtari i ndeshjes nuk bëhet pengesë duke lejuar lojën e fotë. Kolumbia duket se ka dëshirën e madhe për të fituar, por Brazili duket mjaft i qetë në lojën e vet, duke kontrolluar thuajse gjithçka. Dhe pikërisht në fundin e pjesës së parë miqtë kalojnë në epërsi me një gol të shkëlqyer në Uillian me një goditje fluturimthi pas pasimit të Nejmar. Në pjesën e dytë është Kolumbia që merr frenat e lojës, në kërkim të golit të barazimit. Këmbëngulja e “Cafeteros” shpërblehet në minutën e 56-të kur pas një aksioni të rrjedhshëm Radamel Falkao i shkëputet mbulimit të Markinjos dhe shënon një gol të shkëlqyer. Në euforinë e golit të barazimit, Kolumbia për pak sa nuk kalon në epërsi me Hames që godet shtyllën me një goditje dënimi. Më tej Brazilini riorganizohet dhe nuk lejon më hapësira, madje krijon raste për shënim. Gjithsesi deri në fund nuk ndodh asgjë dhe dy ekipet ndahen në barazim. Brazili nuk arrin t’i bëjë dot 10 fitore radhazi.

Kolumbi – Brazil     1-1

Shënues: Falkao 56’ / Uillian 45’+2

E martë 5 shtator 2017       Metropolitano Roberto Melendez – Barranquilla

Kolumbia: Ospina, Arias, Kristian Zapata, D.Sançez, Fabra (Tesijo 85’), Aguilar, K.Sançez, Hames Rodrigez, Kuadrado (Çara 46’), Kardona (Gutierrez 71’), Falkao. Trajner: H.Pekerman

Brazili: Alison, Daniel Alvesh, Tiago Silva (Kajo 90’+5), Markinjos, Filipe Luis, Paulinjo, Fernandinjo, Renato Augusto (Kutinjo 74’), Uillian, Firmino (Gabriel Zhezus 63’), Nejmar. Trajner: Tite

Gjyqtar: Hezus Valenzuela

Kartonë të verdhë: Kardona 61’ / Dani Alvesh 64’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *