Një gol fantastik nga Marselo ishte “qershia mbi tortë” në fitoren 3-1 që Brazili arriri ndaj Japonisë në një miqësore luajtur në Stade Pierre-Mauroy të Lilës, në Francë.
Mbrojtësi i majtë i Realit shënoi golin e dytë të ndeshjes, në minutën e 17-të, me një predhë nga jashtë zone me të djathtën, ndërsa Brazili fitoi lehtësisht ndaj Japonisë, duke treguar se është në formë të shkëlqyer.
Nejmar hapi serinë e golave në Lilë, duke shënuar një 11-metërsh të akorduar falë ndihmës së sistemit VAR. Gjithsesi, portieri Kauashima i priti një 11-metërsh tjetër më vonë.
Në minutën e 36-të Gabriel Zhezus e çoi rezultatin në 3-0, ndërsa Makino në minutën e 63-të shënoi një gol ngushëllimi për japonezët, që kishin goditur edhe shtyllën në pjesën e parë me Joshidan.
Comemora, @neymarjr! Camisa 10 faz a festa depois de marcar o primeiro gol da #SeleçãoBrasileira contra o Japão! #GigantesPorNatureza pic.twitter.com/4cQcZYy0SU
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) November 10, 2017