“Brazil, faleminderit për interesimin”! Ancelotti rinovon kontratën me Real Madridin: Do të jetë ekipi im i fundit si trajner dhe më pas largohem

Carlo Ancelotti ka nënshkruar së fundmi kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2026. Trajneri i njohur synon ta nderojë këtë kontratë dhe pas kësaj do të largohet nga pankina.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur për kontratën e re, tani gjithçka është më e lehtë. Klubi është i kënaqur me punën time dhe nuk donte të priste deri në fund të sezonit. Jam krenar për këtë”, tha Ancelotti dhe më pas konfirmoi se stoli i Realit do të jetë i fundit në karrierën e tij si trajner.

“Kjo do të jetë puna ime e fundit në karrierën time. Unë e dua Madridin dhe dua të qëndroj këtu, është e mundur që të jetoj këtu pasi të mbaroj punën time si trajner”. Trajneri italian pranoi se ishte në kontakt me Federatën e Futbollit të Brazilit. E donin si trajner, por marrëveshja nuk u realizua.

“E gjithë bota e di se unë kam qenë në kontakt me ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Brazilit. Kjo më bëri krenar, por gjithçka ishte në “stand-by” sepse ne prisnim Real Madridin. Faleminderit për interesimin tuaj”, tha Ançeloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online