Bravo “orakullit” Bregu, sa me fat ishte “i paafti” Hasan Lika!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

“Do ta shohim se çfarë do të bëjë Hasan Lika kur të marrë një ekip tjetër. Nuk do të bëjë si me Luftëtarin”, – shprehej me të madhe presidenti i gjirokastriteve, Vangjel Tavo. Numri një i klubit që mori në krye të skuadrës njëfarë Milosh Kostiç. Një emër që do të vinte për të ndryshuar politikën e ekipit.

Ja doli mbanë, slloveni largoi Luftëtarin nga rruga e Zotit, e largoi nga futbolli i bukur dhe i pastër dhe i mësoi një zanat të ri: bastet! Atij Luftëtari që dilte e bërtiste me të madhe për trukimet e të tjerëve e si e si ekipi i tyre ishte i pastër. Dilnin drejtuesit e ironizonin e akuzonin, pafund. Bënin humor e shfaqnin ironi të një inteligjence të fshehur. Sa bukur!

Të njëjtën sarkazëm përdorën me trajnerin Hasan Lika, Xheksonin e larguara para sfidës, por dhe Bregun. Nuk e di se si do të ndihej sot Hasan Lika, por besoj se shumë i kënaqur për faktin që u etiketua si “i paaftë” nga një klub që fiton epitetin e “bastexhinjëve”.

Po Bregu e Xheksoni? I pari nuk pranoi të luante dhe “u la jashtë për taktikë”, -siç u shpreh tekniku Kostiç. Taktika e vetme e vlonjatit ishte t’i kthente shpinën fushës për të mos parë turpin e ndërtuar dhe baltën e hedhur të gjithë suksesit dy vjeçar të klubit.
I dyti u largua më larg, në Athinë, aty ku nuk e pa ndeshjen dhe në pritje që të paguhet, me shpresë. Me shkëlqimin e sotëm i sigurt është fakti se do të paguhen nga Milinkoviçi e deri te Xheksoni, mbase dhe 4-5 rroga paradhënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *