Një ndër lojtarët e huaj më besnikë të Spanjës është padyshim Leo Baptistao. Braziliani aktivizohej prej plot 8 vitesh në vendin iberik, teksa ka luajtur për ekipe si Vajekano, Real Betis, Atletiko Madrid, Vijareal dhe së fundmi Espanjol.
26-vjeçari, është zyrtarizuar ditën e sotme si lojtari më i ri i ekipit kinez të Vuhan Zall. Këta të fundit, janë të sapongjitur në Superligën kineze dhe synojnë të ndërtojnë një ekip të denjë për të rivalizuar në elitë.
Marrëveshja është mbyllur për 5.8 milionë euro, të cilat do të kalojnë në arkat e Espanjolit. Baptistao aktivizohej prej tre sezonesh me Espanjolin, ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Tashmë, 26-vjeçari, ka vendosur të zgjedhë “paratë” e Kinës, përpara vijimit të karrierës në Evropë, duke braktisur Spanjën pas plot 8 vitesh.