Brajtner do rikthimin e Guardiolës: S’kemi stil

Sipas legjendës së Bajernit, Pol Brajtner, skuadra e Karlo Ançelotit është kthyer një hap mbrapa me trajnerin Karlo Ançeloti. Gjermanit i mungon skuadra e Pep Guardiolës, sepse për të ishte shumë e gjallë në fushë.

“Ajo që i mungon lojës së Bajernit është marrëzia dhe kaosi e lojës në kohën e Guardiolës, besoj. Skuadra është kthyer të paktën një hap mbrapa. Unë nuk shoh stil loje, sepse gjithçka është e palëvizshme, nuk ka lëvizje”, – ka deklaruar ai.

I pyetur për Tomas Mylerin dhe problemin e pozicionit të tij, Brajtner ka shpjeguar se kampioni i botës ka një tjetër stil loje dhe jo atë që do trajneri prej tij.

“Nëse vendos në fushë një si Myler, nuk duhet të shqetësohesh që të mos ndodhë asgjë, siç bën Karlo. Kjo nuk është loja e tij. Po për David Alabën, më thoni një rast, kur ai ka luajtur lart e poshtë për 90 minuta. Si mund ta zhvillosh diçka pas tri viteve të Pepit, i cili është gjëja më mbresëlënëse që ka ndodhur ndonjëherë te Bajerni? A dua që Pep të rikthehet në Mynih? Po, do të ishte e mrekullueshme!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *