E mbani mend Valeri Bozhinov? Sulmuesi bullgar tashmë është 32 vjeç dhe sapo është kthyer në të luajë në Bullgari, për Botev Vratsa, por në CV ka klube legjendare si Juventus, Fiorentina, Mançester Siti, Parma, Sporting Lisbonë e shumë të tjerë.
Më 14 shtator Bozhinov debutoi dhe shënoi menjëherë, pikërisht në ditën kur Kristiano Ronaldo shënoi golin e parë me Juventusin.
Një javë më vonë gjithçka ters: Botevi u mund 2-0 në shtëpi nga CSKA e Sofjes dhe Bozhinov shënoi autogol, duke i hapur rrugën fitores së CSKA-së.
Whaaaat?!? Former #Juventus and #MCFC striker Valeri Bojinov, now at Bulgarian top-flight club Botev Vratsa, has scored an OWN goal, giving CSKA-Sofia the lead… pic.twitter.com/GffDA1r4AQ
— mshumanov (@shumansko) September 22, 2018
Nuk mbaroi aty, sepse në pjesën e dytë Bozhinov humbi edhe një penallti, duke shpërdoruar shansin për të rihapur sfidën.
????From bad to worse: After scoring an own goal, Valeri Bojinov has also missed a penalty, with CSKA-Sofia having won 2-0 pic.twitter.com/f0EZ6H29zs
— mshumanov (@shumansko) September 22, 2018
I dëshpëruar, pas ndeshjes Bozhinov lëshoi mallkimin: “Uroj që javën e ardhshme CSKA të humbasë derbin kundër Levskit me një autogol”.
Fjalë të thëna nga nervat, por që tashmë duken si magji e zezë, sepse sot CSKA u mund 1-0 në shtëpi nga Levski dhe në minutën e 30-të portieri Çerniauskas shënoi autogol! Nëse ky nuk është mallkim…
??HT: Levski are leading CSKA-Sofia 1-0 in today's big city derby after CSKA goalkeeper ?erniauskas scored an own goal following former #MUFC winger Gabriel Obertan's shot pic.twitter.com/2Cq4tMB9rS
— mshumanov (@shumansko) September 29, 2018