Të gjitha Kombëtaret kanë njohur sot kundërshtarët që do të kenë përballë verën e ardhshme. FIFA ka organizuar sot ceremoninë e hedhjes së shortit për grupet e Kupës së Botës 2026. Fati është treguar bujar me shtetet organizatore. Meksika dhe SHBA-të gjenden në grupe të favorshme për të siguruar kualifikimin, ndërsa pak më e vështirë duket situata për Kanadanë. Këta të fundit do të garojnë me Zvicrën dhe me Italinë, nëse axurrët kalojnë me sukses “play off”-in.
Ndërkohë fati nuk i ia buzëqeshur Halandit. Sulmuesi i Mançester Sitit është kualifikuar për herë të parë në një kompeticion madhor si Kupa e Botës, por e ka gjetur veten në njërin prej grupeve më të vështirë. Kundërshtarët e tii do të jenë Franca me Senegalin, si dhe fituesi i play off-it mes Bolivisë, Surinamit dhe Irakut.
