Kombëtarja spanjolle, që është eliminuar sot pasdite në Luzhniki nga Rusia vendase, e çoi në 9 numrin e Kupave të Botës ku nuk e ka kaluar fazën e 1-8-ave. Një tjetër dështim, pas eliminimit që në grupe në Brazil ’14.
Spanja nuk e kaloi fazën e parë në Kili 1962, Angli 1966, Argjentinë 1978, Francë 1998. Nuk e kaloi dot fazën e dytë në Spanjë 1982, Itali 1990 dhe Gjermani 2086.
Në 15 pjesëmarrje, 9 eliminime pa e kaluar turin e dytë. Në rastet. që ka kaluar, kampion bote në 2010 dhe vendi i katërt në Brazil 1950.
Penalltitë sërish fatale, sepse edhe në Meksikë 1986 dhe Korea e Jugut 2002 lotaria ka qenë fatale.