Kupa e Botës 2026 në futboll po hyn në një epokë të re pasi gara do të luhet nga 11 qershori deri më 15 korrik në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, dhe lajmi i madh është numri rekord prej 48 ekipesh kombëtare që janë kualifikuar për turneun final. Ky format i ri shkaktoi reagime të shumta, por një nga më interesantet erdhi nga legjenda e futbollit gjerman, Toni Kross.
Kroos, i cili është një nga mesfushorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe një njeri, mendimi i të cilit ende ka peshë, i shprehu qartë mendimet e tij mbi konceptin e ri të Kupës së Botës. “Unë jam kundër formatit të Kupës së Botës me 48 ekipe kombëtare”, tha Kroos në një deklaratë që tashmë ka shkaktuar debate të nxehta midis tifozëve dhe ekspertëve.
Kundërshtimi i tij më i madh përqendrohet në cilësinë e ndeshjeve, e cila, sipas tij, mund të dëmtohet nga një numër shumë i lartë ekipesh. “Kur ke kaq shumë ekipe, do të shohim shumë rezultate si “5-0 në grupe”, theksoi Kros dhe shtoi se ndeshje të tilla të njëanshme dhe të parashikueshme nuk janë ato që publiku dëshiron të shohë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/