Botërori i tmerrshëm i nigerianit Obi Mikel, luajti me babain të marrë peng

Mesfushorit të njohur nigerian Mikel Xhon Obi i ndodhi diçka e tmerrshme gjatë Kupës së Botës, sepse pak orë para ndeshjes kundër Argjentinës e njoftuan se babai i tij ishte marrë peng.

Kapiteni i Nigerisë e mori lajmin tronditës kur po udhëtonte për në Shën Pertersburg të martën e shkuar, për ndeshjen e fundit në grup. Një pjesëtar i familjes e mori në telefon dhe i tha se duhej të fliste në telefon me pengmarrësit, të cilët kërkonin para në këmbim të lirimit të babait të tij.

Mikel ka rrëfyer gjithçka për anglezen The Guardian, duke zbuluar se nuk i tregoi askujt nga skuadra apo federata, për të mos prishur qetësinë e grupit.

Pa Majkëll Obi u mor peng në juglindje të Nigerisë, ndërsa policia mundësoi lirimin e tij, por Mikel tha se babai i tij ishte mbajtur peng për një javë dhe ishte torturuar, ndaj tashmë është në spital. Është hera e dytë që babai i Obi Mikel merret peng, me futbollistin që shënjestrohet për faktin se është ndër sportistët më të pasur dhe të famshëm në Nigeri (11 vjet me Çelsin, tani luan në Kinë).

Vendosa të luaj, duke e ditur se babai im ishte në duart e banditëve. Duhet ta ndrydhja atë traumë, isha realisht i tronditur dhe duhet të vendosja a isha mendërisht gati që të luaja. Isha konfuz, nuk dija ç’të bëja, por në fund e dija që nuk mund të zhgënjeja 180 milionë nigerianë. Duhej të mbaja gjithçka përbrenda dhe të përfaqësoja denjësisht atdheun tim, pa i treguar askujt në ekip. Për fat, babai im u lirua të hënën pasdite. Falënderoj autoritetet policore që mundësuan shpëtimin e babait tim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online