Botërori i femrave sukses global, Infantino premton revolucion

Nëse deri tani futbolli i femrave ishte në hijen e atij të meshkujve, në çdo drejtim, këtë verë Kupa e Botës në futboll për femra ka bërë që bota të kthejë sytë nga Franca, aty ku është mbledhur ajka e futbollit femëror.

Interesim i pabesueshëm, rekorde shikueshmërie, në Francë, Holandë e Angli, ndër të tjera, ndaj tashmë edhe mediat e sponsorët e kanë kuptuar se futbolli i femrave është një minierë që pret të shfrytëzohet.

Edhe presidenti  FIFA-s, Xhani Infantino, e ka kuptuar këtë gjë, ndaj tashmë ka një propozim: kampionati i ardhshëm të bëhet me 32 ekipe, nga 24 që ishin në Francë, ndërsa do të dyfishohen shpërblimet dhe mbështetja financiare për skuadrat pjesëmarrëse. Po ashtu, Infantino propozon Botëror klubesh për femra, por edhe një Ligë Kombesh për kombëtaret e femrave.

Shtimi i ekipeve në Botëror do të nënkuptonte më shumë mundësi për rritje për futbollin e femrave, por natyrisht do të shtonte edhe përballjet e pabarabarta, e imagjinoni dot një përballje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ekipeve më të vogla? Tailanda e pësoi 13-0 në fillim të këtij Botërori.

Natyrisht, FIFA duhet të bëjë më shumë në aspektin e financave, sepse këtë Botëror u shpenzuan 30 milionë dollarë në total për shpërblimet e kombëtareve femërore, ndërsa në Kupën e Botës 2018 u shpërndanë 400 milionë dollarë. FIFA ka aktualisht 2.7 miliardë dollarë pasuri monetare!

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *