Valon Behrami zhvilloi një Botëror shumë të mirë dhe është larguar me kokën lart nga Rusia, edhe pse ëndrra u ndal në turin e dytë nga Suedia.
Megjithatë, mesfushori shqiptar i Udinezes Botërorin e tij e ka fituar pak ditë pas largimit nga Rusia, sepse është martuar me skiatoren bukuroshe Lara Gut.
Në fshehtësi, Valoni dhe Lara janë martuar në Lugano, pranë liqenit, ndërsa vetë Behrami zbulon gjithçka në Instagram.
“11.07.2018. Ti dhe unë, familjet dhe miqtë tanë me të ngushtë, ndjesi shtëpie…nuk do kisha imagjinuar mënyrë më të bukur për të thënë ‘po, unë dua'”.
Behrami e Lara janë lidhur pak kohë më parë dhe para disa muajsh vetë Lara e zyrtarizoi lidhjen me postimin e një fotoje në rrjetet sociale, ndërsa gjatë Botërorit dolën hapur dhe nuk e fshehën që lidhja e tyre ishte mjaft e fortë, me përkushtime reciproke dhe fotografi.