Bora mbulon Kukësin, në dyshim ndeshja ndaj Skënderbeut

Dje ka filluar të flitet shumë për një shtyrje të mundshme të javës së 22-të të Superligës dhe në Korçë janë të interesuar të mësojnë çfarë do të ndodhë vërtet. Në fakt, për situatën ku ndodhen, u intereson që ndeshja të shtyhet, sepse disa lojtarë titullarë kanë probleme. Takimi Kukësi-Skënderbeu do të luhet në qytetin verior, ku kushtet atmosferike janë mjaft të vështira aktualisht, ashtu si në një pjesë të madhe të Shqipërisë. Kukësi është mbuluar nga bora dhe trashësia e saj arrin deri në 25 centimetra, raportohet në faqen zyrtare të klubit verilindor. Edhe nëse ndeshja do të luhej në Korçë, do të ishte i njëjti rrezik, ndërkohë që deri dje në mbrëmje nga FSHF-ja nuk ishte marrë asnjë vendim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Në Kukës nesër pritet që temperaturat të jenë shumë të ulëta, rreth zeros në mesditë, ndërkohë që stadiumi është i mbuluar nga bora, ashtu si dhe në qytetin juglindor të Korçës. Shanset janë të mëdha që sot Federata Shqiptare e Futbollit të dalë me një njoftim zyrtar. Nëse ndodh që të ketë një shtyrje, do t’i bënte mirë Skënderbeut, që po kalon një moment shumë të vështirë me gjendjen fizike të futbollistëve. Janë katër mungesa titullarësh te korçarët për këtë takim, plus që viroza nuk ka ikur ende nga kampi bardhekuq. Por kjo nuk është në dorë të Skënderbeut.

Pritet që FSHF-ja të vendosë sot se çfarë do të bëhet me javën e 22-të të kampionatit, ku rreziku i shtyrjes së ndeshjeve mbetet i madh në fakt. Sot në mesditë Skënderbeu ka planifikuar të marrë rrugën drejt Kukësit, por më parë duhet të marrë një konfirmim nga FSHF-ja. Me këto temperatura kaq të ulëta, vështirë që nesër të luhet futboll, pasi rrezikohen dëmtime serioze dhe stadiumi do të ishte bosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online