Bonuçi “u largua” nga Alegri, vendosi sherri në Kardif!

Nga fyerjet në distancë në Juventus-Palermo te lënia në tribunë për sfidën e Champions ndaj Portos dhe finalja në Uells, aty ku në dhomat e zhveshjes ndodhën shumë gjëra. Ja motivet e largimit

Divorci i Bonuçit nga Juventusi ka një emër dhe mbiemër: Masimiliano Alegri. Konfirmimi i trajnerit në stolin bardhezi solli edhe vendimin e mbrojtësit, që nuk mund të vazhdonte më pa sherreve të vazhdueshme me trajnerin bardhezi. Një histori që lindi sezonin e shkuar, që në kampionat me Palermon e deri te lënia jashtë në Oporto, për Champions, për t’u mbyllur me finalen e Kardifit, ndaj Real Madridit.

https://www.youtube.com/watch?v=s4idX3_c_YA

Tribuna në Oporto – Pas ngjarjes në Palermo, ku pati një nervozizëm të ekzagjeruar të mbrojtësit për një zëvendësim që kërkonte (të dilte Barzalji dhe të futej një tjetër), trajneri Alegri vendosi, duke ia bërë të qartë edhe drejtuesve, që ta çonte në tribunë për sfidën e Champions League, ndaj Portos, në Portugali, edhe pse ai udhëtoi me skuadrën.  Leonardo Bonuçi nuk luajti në Porto. në ndeshjen e rëndësishme Champions, më 22 shkurt…

Edhe pse është një pikë kyçe te kampionët e Italisë, qendërmbrojtësi nuk u fal nga trajneri Maks Alegri, i cili nxorri inatin e sherrit të Palermos. Edhe pse pas ndeshjes Alegri minimizoi gjithçka, klubi e gjobiti mbrojtësin dhe e  përjashtoi nga skuadra. “Bonuçi do të jetë në tribunë, janë gjëra që ndodhin, ishte e drejtë që të vendosja kështu, në shenjë respekti ndaj të gjithëve. Duke qenë se edhe unë e humba qetësinë, duke lëshuar fraza aspak të hijshme, do të bëj një donacion për ata që kanë nevojë. Çështja është e mbyllur, Bonuçi e ka kuptuar që gaboi, sepse është lojtar shumë i rëndësishëm”, tha Alegri në konferencën e sotme për shtyp.

Kardifi – Në Kardif, më pas, ndodhi edhe divorci total. Mbrojtësi, në përfundim të pjesës së parë, ka pasur një debat të ashpër me trajnerin Alegri, saqë mund të ketë pasur edhe të shtyra. Versioni u hodh poshtë, por jo në mënyrë të vendosur. Bonuçi do të mohonte vetëm pjesërisht atë që ndodhi atë mbrëmje, ku sipas medieve, kritikoi ashpër trajnerin dhe sulmuesin Dibala, që nuk po ndihmonte aspak skuadrën. Madje, pati edhe një sherr për faktin se Manxhukiç nuk ndihej mirë dhe mjekët po e masazhonin, për ta rikthyer në fushë. Bonuçi i kërkoi llogari Alegrit duke i thënë se s’mund të rrezikonte duke e lënë skuadrën me dhjetë, pasi sulmuesi s’do të ishte i gatshëm të ndihmonte ekipin në rast nevoje.

Gënjeshtrat – Ndërkohë, kohë më pas, Alegri do të shprehej se Bonuçi “është një lider i padiskutuar i skuadrës dhe tepër i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes dhe në fushë”. Një deklaratë që ndoshta fshehu diçka të madhe që po ndodhte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online