Kalidu Kulibali është një nga mbrojtësit më të fortë në qarkullim. Senegalezi i Napolit është një objektiv i disa klubeve europiane, por De Laurentis dhe Ançeloti as që e mendojnë një shitje të lojtarit.
Napoli refuzoi një ofertë prej 100 milionë eurosh nga një ekip i Premier Ligës dhe ka vendosur të vlerësojë paraqitjet pozitive të 27-vjeçarit. Siç raporton “Gezzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit napolitan kanë vendosur t’i rrisin rrogën yllit të repartit difensiv.
Kulibali përfiton një rrogë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa rroga e tij do të shkojë në 6 milionë euro, duke përfshirë dhe bonuset. Ai rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2023 para pak kohësh, ndërsa klubi ka vendosur t’i dhurojë një rritje rroge.
Një gjë e tillë do e bëjë afrikanin mbrojtësin më të paguar në Serie A, duke kaluar dhe Leonardo Bonuçin, i cili përfiton 5.5 milionë euro në sezon.