Bonuçi: Jemi më mirë se një vit më parë, Ançeloti e ka ndryshuar Napolin

Leonardo Bonuçi nuk ishte pjesë e bardhezinjve edicionin e shkuar, megjithatë ai e njeh mirë skuadrën dhe nuk nguron që ta krahasojë ekipin me atë të një viti më parë. Ndeshja e ardhshme për “Zonjën e Vjetër” është takimi me Napolin dhe qendërmbrojtësi është i bindur se do të jetë një ndeshje e hapur dhe me raste.

“Jemi një ekip serioz dhe i pjekur”. Ky mund të jetë ndryshimi nga edicioni i shkuar.  Gjysma e skuadër është rritur më shumë, sidomos ndaj skuadrave që quhen të vogla ne dimë të veprojmë më mirë. Kemi lojtarë të mëdhenj, por dhe një trajner të shkëlqyer. Çdo lojtar e ndjen fanellën dhe kemi një organikë të bollshme. Konkurrenca na përmirëson grupin dhe ky mund të them se është sekreti i këtij grupi.

Ndeshja me Napolin? Napoli nuk është më skuadra e edicionit të shkuar sa i përket lojës, pasi ka afruar një trajner si Ançeloti, ndaj them se ka më shumë përvojë dhe qetësi. Do të jetë një ndeshje e hapur, pasi të dyja skuadrat e duan lojën sulmuese. Duhet të jemi cinik dhe të mos nxitohemi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *