Sipas asaj që lajmëron “Sky Sport”, po vijon pa ndalim tratativa mes Juventusit dhe Milanit dhe do të vazhdojë edhe ditën e nesërme por edhe në mesnatë, pasi jemi në momentin kulminant, teksa Çelsi pret në “dritare” dhe sheh si po zhvillohet situata…
Pasi Juventusi ka thënë “jo” fillimisht për shkëmbimin kokë më kokë Kaldara-Bonuçi dhe pasi Milani ka thënë “jo” për shkëmbimin kokë më kokë Bonuçi-Higuain, po punohet dhe thuajse është një akord për kalimin e mbrojtësit bardhezi te Milani dhe kapitenin kuqezi te Juventusi, ndërsa El Pipita do të kalonte në “San Siro” me një huazim me çmim të lartë, me të drejtë ose detyrim blerje nga Milani.
E megjithatë, surpriza është pas dere, pasi mund të prishet gjithçka…