Sipas radio RMC Sport, Reali i Madridit nuk po qëndron duarkryq pas shitjes së Ronaldos… Madje, është aq aktiv sa pritet të mbyllë një goditje të madhe, si ajo e portierit të Çelsit, Tibo Kurtua, pasi flitet për një akord mes palëve për 35 mln euro (4 vjet kontratë).
Kjo do të thotë se blutë kanë ndër mend të bëjnë një sulm për Alisonin, duke ia marrë Liverpulit, që thuajse e ka në dorë…
Por, nuk mbaron me kaq, pasi “plaçkitja” te Çelsi mund të vazhdojë me një tjetër yll. Bëhet fjalë sërish për një belg dhe ai është Eden Hazard. Belgu ka thënë “po” dhe pret blutë tashmë, që kanë refuzuar, si fillim, 200 mln euro nga Reali.