Nga Klaudio Ndreca
Lautaro Martinez nuk do të jetë më pjesë e Interit nga sezoni i ardhshëm, sipas asaj që përflitet në mediat prestigjoze. Kështu është media “Sport” dhe shumë afër Barcelonës ajo e cila zbulon se sulmuesi zikaltër është pranë arritjes së akordit me katalanasit.
Shuma që do të ofrohet do të jetë 60 milionë euro që do të shkojnë në arkat e klubit italian. Por sigurisht që nuk mbyllet me kaq, pasi vlera e Martinez është shumë më e lartë. Dy lojtarë të Barcelonës janë përfshirë në paketë, megjithëse ende nuk janë zbuluar saktësisht emrat e atyre që do të shkojnë te Interi. Mes një liste të mundshme përfshihet Rakitic ose Vidal, dëshira të mëdha nga Antonio Konte. Gjithsesi ajo që kërkohet është që paketa e ofruar nga Barcelona së bashku me futbollistët, të prekë vlerësimin e 111 milionë eurove. /Sport Ekspres/