Milani i ri është thuajse gati… Sonte në mbrëmje ka mbërritur edhe Bakajoko nga Çelsi, teksa Milani do të paguajë 5 mln euro për huazimin dhe 40 mln euro të tjera në total nëse do të donte ta blinte mesfushorin e Çelsit. E teksa ish-mesfushori i Monakos nesër do të kryejë vizitat mjekësore, duket se Leonardo po përgatit ndoshta goditjet e fundit, edhe pse mundësitë për të arritur të kompletojë këto operacione janë shumë pakta.
Kështu, duke renditur operacionet, si transferimi i Bonuçit te Juventusit dhe ardhja e Higuainit dhe Kaldarës në Milano, te kuqezinjtë, pasi është dërguar Lokateli te Sasuolo, Kaliniç dhe Andre Silva në Spanjë, Antoneli ka shkuar te Empoli dhe Montolivo është thuajse i larguar, ashtu si edhe Borini, që nuk ka bindur më dhe mund të krijojë një plusvlerë të mundshme.
Së fundmi, priten vetëm përgjigjja e Bakës pasi Leonardo ka arritur marrëveshjen me Sporting Lisbonën për të dërguar kolumbianin në huazim 1 vjeçar me të drejtë blerje në Portugali.
Të premten e ardhshme do të mbyllet merkato, por drejtori i përgjithshëm kuqezi, bashkë me Maldinin, janë duke punuar pambarimisht, ditë dhe natë për një ëndërr: Milinkoviç-Saviç.
Kështu, sipas medieve italiane, oferta zyrtare për Lotiton është thuajse duke mbërritur… Sipas “Calciomercato”, në tavolinën e Lacios do të “shtrohet” kjo formulë: 40 mln euro tani si huazim me të drejtë blerje 70 mln euro.
Një ëndërr thuajse e parealizueshme, por Milani do të provojë. Dhe, për të bindur Lacion, Leonardo mund të fusë në marrëveshje Borinin, por edhe ndonjë lojtar tjetër.