“Bomba” e Berluskonit: Do detyrohem ta riblej Milanin

Silvio Berluskoni është larg Milanit prej një viti, por nuk resht së foluri për klubin kuqezi, që natyrisht e ka në zemër, pasi e ka drejtuar që prej viteve ’80, kur e mori të falimentuar dhe e ktheu në një nga gjigantët e futbollit botëror.

Nuk ishte vetëm një zgjedhje zemre, përkundrazi, kur Berluskoni e mori Milanin në atë kohë, e bëri edhe për qëllime politike, sepse e kishte të qartë që nëse kthente në majë Milanin, fitonte edhe votat e tifozëve kuqezinj.

Tani duket se Berluskoni është penduar që e ka shitur “Djallin”, jo thjesht për rezultatet e dobëta të këtij sezoni.

“Me sa shoh, do detyrohem ta blej unë Milanin”, ka deklaruar Berluskoni në një takim publik në Udine. Ish-presidenti kuqezi, lider i partisë Forca Italia, ka shpjeguar se shitja e Milanit ka qenë një nga arsyet pse partia e tij dështoi në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *