Bomb.a vjen nga Maqedonia e Veriut, Agim Ibrahimi mendon tërheqjen nga futbolli pas Dinamos dhe vjen me post drejtuesi

0

Një zhvillim i papritur mund të vijë për Agim Ibrahimin. Ish-kapiteni i Dinamos mund të tërhiqet nga futbolli që në moshën 33-vjeçare. Këtë e paralajmëron media “Sportmedia.mk” në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, po hidhet ideja që Ibrahimi të marrë postin e drejtorit sportiv te Shkëndija e Tetovës.

Mbetet që të shihet sesi do të zhvillohen negociatat dhe nëse lojtari do të japi pranimin e fundit, ndërsa këto kohë i ka marrë për të reflektuar dhe për t’u qetësuar disi pas atij sezoni për t’u harruar me Dinamon. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.