Usain Bolt e ka pasur një ëndërr që të bëhet futbollist. Njeriu më i shpejtë në botë, i cili është një rekordmen absolut në atletikë e ka provuar që të jetë dhe futbollist. Bolt ka zbritur në fushë në ndeshjen e fundit të Central Coast Mariners Football Club në takimin miqësor ndaj Macarthur South West United.
Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë nga Bolt, i cili arriti që të shënonte dy gola. Normalisht që bëhej fjalë për një ndeshje të një niveli të ulët, por që për të është një realizim ëndrre nëse mund të thuhet kështu.
Here it is, @usainbolt, the footballer, scores his maiden Mariners goal. What a moment! Don't think limits! ?? #SWSvCCM #CCMFC ?@FOXFOOTBALL pic.twitter.com/X7zrqmrYCZ
— Central Coast Mariners (@CCMariners) October 12, 2018
Gjithsesi, kampioni nuk ka mundur që të sillet si një futbollist për gjatë gjithë ndeshjes, kjo për faktin se në një moment të caktuar është bërë subjekt humori, kjo pasi është rrëzuar dhe ka bërë disa rrotullime në fushë. I gjithë stadiumi ka nisur të qeshë, por dhe vetë Bolt e ka kaluar me humor këtë moment.
BOLT HAS HIS BRACE! ??
That's two goals tonight for @usainbolt!! What a moment in sport, don't think limits! #CCMFC ? @FOXFOOTBALL pic.twitter.com/0NeIH9i49V
— Central Coast Mariners (@CCMariners) October 12, 2018