Roberto Donadoni është pushuar nga puna të Bolonja, në fund të një sezoni pa “krisma”, ku skuadra kuqeblu bëri detyrën, duke siguruar pa vuajtje mbijetesën, por asgjë më shumë, edhe për faktin se nuk kishte ndonjë ekip cilësor.
Në drejtim prej tetorit 2015, ish-futbollisti i famshëm i Milanit ka pasur edhe momente të shkëlqyera te Bolonja, duke aplikuar një futboll të bukur, por klubi ka shitur pak nga pak lojtarët më cilësorë.
Tashmë Bolonja vendos të ndryshojë dhe ka marrë një vendim të dhimbshëm, sepse Donadoni ishte nën kontratë dhe do të përfitojë 4.2 milionë euro dëmshpërblim.
Ndërkaq, trajneri i ri me shumë gjasa do të jetë një tjetër legjendë e Milanit, Filipo Inzagi, i cili për momentin është i impenjuar me Venecian dhe do të largohet prej aty nëse nuk ngjitet në Serinë A.