Lajmi ishte bërë publik me kohë, por sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar: Filipo Inzagi është trajneri i ri i Bolonjës.
“Bolonja 1909 komunikon se ia ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë Filipo Inzagit, që ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2020”, shkruan në faqen e vet zyrtare Bolonja.
Inzagi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, me 600 mijë euro neto në sezon.
SuperPipo ka pasur një karrierë të çuditshme si trajner, sepse e nisi me Milanin, ku nuk i eci, por në Venencia bëri gjëra fantastike dhe i shkoi pranë ngjitjes në Serinë A.
Benvenuto Mister! ??? #Inzaghi pic.twitter.com/9MXH1jI367
— Bologna Fc 1909 (@BfcOfficialPage) June 13, 2018