Bogdani, i kënaqur nga kuqezinjtë 19-vjeçarë: Tifozët u argëtuan, loja ishte e duhura

Djem të rinj me perspektivë, vetëm pak kohë në dispozicion, megjithatë ka arritur që të përcjellë filozofinë e tij tek skuadra. Erjon Bogdani, në konferencën pas ndeshjes, është shfaqur mjaft i lumtur për paraqitjen e djemve të tij dhe beson se me rezultate do të vijnë nëse do të mbahet ky ritëm. Po ashtu ish-sulmuesi kuqezi tregohet i bindur se loja ka dëfryer të pranishmit në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sa i përket objektivave, Bogdani thekson se për të ka rëndësi ka performanca e skuadrës në të njëjtin ritëm si në ndeshjen e djeshme.

NDESHJA – “Luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Ukraina ka një skuadër të fortë. Bëmë një pjesë të parë të mirë, por u ndëshkuam nga një gabim individual. Nuk ka asnjë problem, pasoi gabimet ndodhin në futboll. Skuadra reagoi mjaft mirë dhe në pjesën e dytë, pasi krijuam dhe raste, në përgjithësi jam shumë i kënaqur. U thashë dhe djemve që duhet ta mbajnë kokën lart, pasi kemi dhe dy ndeshje të tjera dhe nëse do të paraqitemi në këtë mënyrë, rezultatet do të vijnë. Tifozët që e kanë ndjekur ndeshjen besoj që janë argëtuar, pasi pati mjaft raste për shënim”.

KUNDËRSHTARËT – “Me ato që kam parë Ukraina ishte skuadra më e fortë e grupit. Nëse skuadra do të luaj si sot (dje) jam i bindur se do të marrim pikë”.

GJENDJA – “Ne kemi 20 lojtarë, të gjithë të gatshëm për të luajtur. Gjendje e skuadrës është shumë e mirë dhe pas ndeshjes duhet që unë t’u mbaj moralin lart, pasi kanë luajtur shumë mirë, të rikuperohen shumë shpejt dhe më pas në ndeshjen e ardhshme të luajnë kështu. Besoj se përballë Malit të Zi do të hedh në fushë formacionin më të mirë të mundshëm’.

OBJEKTIVAT – “Janë dhe dy ndeshje. Unë kam besim se nëse skuadra do të paraqitet siç u paraqit me Ukrainën do të arrijmë fitoren në të dyja takimet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *