Bllokimi i merkatos së Kukësit, reagon klubi zyrtarisht: E pakuptimtë!

Kukësi ka bërë një reagim zyrtar gjatë mëngjesit të sotëm sa i përket bllokimit të merkatos. Verilindorët vuajnë mos marrëveshjen me Filip Zderiç, që është ankuar për rroga të pamarra. Megjithatë te Kukësi janë të sigurt se kjo çështje do të zgjidhet pasi dënimi është i pakuptimtë. /Sport Ekspres/

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me një vendim të dhënë nga FIFA në muajin janar, ku është bllokuar merkatoja jonë për shkak të një ankimimi të ish-futbollistit tonë Filip Zderiç.

Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund. Ky vendim tashmë është në CAS dhe është pikërisht kjo gjykatë, ajo që do të thotë fjalën e fundit.

Klubi ju siguron se mga kjo çështje, do të dalim të fituar sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë.

Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe). Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqiperia e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar.

Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin!

Zyra për shtyp
FK Kukësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *