“Blerje” e re te Kukësi, kthehet Rrumbullaku

Simo Rrumbullaku ka udhëtuar nga Greqia drejt Sllovenisë dhe tashmë ka marrë fund odiseja e tij.

Ai kishte kërkuar disa ditë leje në klub, diçka që siç duket i është mundësuar nga ana e drejtuesve. Rrumbullaku ka qenë një titullar fiks këtë edicion me skuadrën e Kukësit, por mungesa e tij e gjatë krijoi dhe pesimizëm se mbrojtësi mund ta kishte mbyllur aventurën me blutë. Në fakt, disa klube të huaj ishin në gjurmët e mbrojtësit, i cili është tunduar nga ideja e transferimit jashtë, por bisedimet e fundit me Kukësin ia kanë ndryshuar mendjen.

Gjithsesi, tashmë Pakult do e ketë në urdhrat e tij. Konkurrenca në linjën e majtë të mbrojtjes është shtuar me ardhjen e Vangjel Zguros. Reparti më i mbipopulluar është mbrojtja, pasi aktualisht Kukësi ka në çdo pozicion në repartin e tërhequr minimalisht 2 lojtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online