Blerja e Milanit nga Berluskoni, Li nën hetim

Prokuroria e Milanos ka përfshirë në regjistrin e të hetuarve për falsifikim bilanci ish-pronarin e Milanit, Jonghong Li, në kuadrin e hetimit mbi operacionin me të cilin biznesmeni kinez vitin e shkuar bleu Milanin nga Silvio Berluskoni për 740 milionë euro.

Vetë Silvio Berluskoni nuk është i përfshirë në hetim. Hetimet janë përqendruar në veçanti te komunikatat zyrtare shumë të thata dhe pa asnjë informacion me të cilat Li pretendonte se mund të përballonte impenjimet e jashtëzakonshme fiancniare për blerjen e klubit.

Guardia di Finanza në Milano po merr gjithë dokumentacionin që ka Milani, por edhe këshilltarët si Rothschild, Lazard, Ernst & Young e Deloitte, që u morën me shitjen e klubit kuqezi.

Ky hetim nuk ka lidhje me pronarët e mëparshëm të Milanit, sepse bëhet fjalë për fshehje të dhënash nga Li, i cili nuk tregoi që kompania e tij realisht kishte falimentuar në Kinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *