“Blej Milanin, vetëm me kushtet e mia!”, flet biznesmeni amerikan!

Roko Komiso, padroni i Nju Jork Kozmosit, subjekti i interesuar për të blerë Milanin, ka folur për “America Oggi”, e përditshmja italiane në SHBA. Ai është pyetur për negociatat për blerjen e klubit: “Tratativa për blerjen e Milanit vazhdon, edhe pse për shkak të vështirësive komunikuese personale, në sajë të pranisë së një emisari. Kjo, në mendimin tim, minon në bazë raportin e besimit që duhet të ekzistojë në një kontekst kompleks, por të qartë, si ai aktual”.
Komiso, më pas ka shtuar:

“Ky Milan shtatë herë kampion Europe ka një traditë dhe histori me vlerë botërore dhe nuk meriton që të trajtohet kështu”, ka thënë presidenti i Mediacom, ditën kur edhe UEFA ka vendosur ta lërë jashtë Europa League. Më pas, biznesmeni me origjinë nga Rexho Kalabria, vijoi mbi kushtet për të blerë Milanin: “E mbyll kontratën, por vetëm me kushtet e mia. Të jetë e qartë, në fillim duhet një akord që mund edhe të prishet.

Nuk do të pranoja kurrë të futesha në minorancë aksionesh. Klubi duhet të jetë i imi sepse besoj se mund ta drejtoj dhe ta kthej në shkëlqimin e dikurshëm. A mund të marr ndonjë klub tjetër? Jo! Milani është Milani, me një traditë që jo të gjithë klubet italiane mund të kenë në Itali dhe nëpër botë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online