Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është rikthyer që të komentojë futbollin ndërsa jemi në aromën e Europianit. Pavarësisht se bëhet fjalë për këtë turne kaq të rëndësishëm, nuk mund të linte në anashkalim edhe ngjarjet e ndodhura te dashuria e tij në futbollin shqiptar, Dinamo. I ftuar në emisionin “Euro Zone” në “MCN TV”, Hoxha u shpreh:
“Dinamon nuk e kam lënë pas dore, por ta lëmë të vazhdojnë punën. Uroj trajnerin Bledi Shkëmbi i ka disa detyrime atij klubi. Në finalen e 2008, Dinamo fitoi me 9 lojtarë, kur Shkëmbi mbante fanellën e Partizanit. Ajo stema që i kanë ndryshuar, vlen më shumë se gjithçka. Dëshiroj shumë që drejtuesit e rinj të bëjnë një punë të mirë dhe ta ngrenë skuadrën, por të shikojmë”, ka thënë Hoxha. /Sport Ekspres/