Javën e shkuar Liria mundi Feronikelin dhe u afrua me kreun e renditjes në Superligën e Kosovës, por bënë bujë deklaratat e Bledi Shkëmbit, i cili u ankua se klubi nuk e ka mbështetur që pas ndryshimit të presidencës dhe se ka përçarje në skuadër, me disa lojtarë që paguhen e disa jo. “Kam dhënë dorëheqjen, por lojtarët më janë lutur të mos i braktis”, shpjegoi ish-kapiteni i Skënderbeut, i cili ditën e djeshme ka pasur një takim me presidentin e Lirisë Qemal Krasniqi dhe me drejtuesit e tjerë.
Aty u diskutuan ngjarjet e fundit që ndodhën brenda klubit. Në vazhdim Shkëmbi dhe bordi drejtues gjetën marrëveshjen që t’i mënjanojnë keqkuptimet e shfaqura ditë më parë.
Anëtarët e bordit drejtues, në krye me kryetarin Qemal Krasniqi dhe drejtorin Erxhan Dana, u zotuan se bashkërisht do të punohet për interesin e klubit.