Bledar Kola do të kthehet në Shqipëri, te skuadra rumune i kanë marrë informatat: Dërguam dikë për të parë Laçin

Laçi arriti që të përmbyste Podgoricën dhe kaloi më tej në turin e dytë të “Conference League”. Vështirësia bëhet edhe më e madhe për kurbinasit që këtë herë masin forcat me Craiovan. Ekipi rumun ka më tepër potencial në organikë dhe shihet si favorit për të kaluar më tej. Por kjo përballje është interesante për shkakun se ndihmës trajneri i Craiovas është emri i njohur i futbollit shqiptar, Bledar Kola. Ky i fundit do të vijë në Shqipëri, por këtë herë për të qenë kundërshtar.

Kola është ndihmësi i Ouzounidis, teksa prej vitesh është bashkë me trajnerin grek. Pjesë e këtij stafit është edhe Dragos Bon, i cili ka komentuar edhe ndeshjen me Laçin: “Ne kemi informacione tani, njëri prej stafit tonë e ka ndjekur ekipin shqiptar. Një ndeshje e lehtë nuk na pret, por duhet të mendojmë për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion pasi ky është qëllimi ynë”, tha Bon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *