Bledar Devolli optimist: Nuk dalim pa pikë nga Kavaja

Tomori nuk ka ecurinë e pretendimeve në fillimin e këtij sezoni, pasi renditet në vendin e 7-të, vend i cili në fazën e tretë e pozicionon në grupin e mbijetesës. Por trajneri Bledar Devolli është optimist, pasi sipas tij, ka kaluar periudha e keqe e dëmtimeve dhe e disa problemeve të fazës së parë.

“Faza e parë nuk ishte shumë pozitive për Tomorin, si për shkak të dëmtimeve të disa futbollistëve titullarë, ashtu edhe për problematikat e tjera që na shoqëruan. Duke qenë se këto kanë kaluar, veç një mungese, them se skuadra e ka kaluar situatën e keqe, në psikologji dhe në rezultate”, kështu u shpreh Bledar Devolli për Sportekspres.com.

Në javën e 12-të Tomori luan në transfertë ndaj Besës, dhe tekniku gjirokastrit tregohet optimist për rezultat pozitiv. “Për situatën e mirë që po kalon skuadra, ne kemi objektiv që të mos dalim pa pikë nga Kavaja. Është një ndeshje e vështirë, por synimi na bën optimist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *