“Bitri është mbi të gjithë mbrojtësit”! Endri Vrapi tregon se pse Xhixha është më i frikshëm se Skuka në derbi: Skuka do nxitohet para portës

Endri Vrapi ka komentuar derbin mes Tiranës dhe Partizanit. E gjithë vëmendja është e përqendruar te kjo ndeshje që do të mbajë kryefjalën e futbollit shqiptar, përpara pushimeve që do të marrin ekipet për festat e fundvitit. I ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Vrapi është shprehur se Bitri është mbrojtësi më i mirë në Superiore, ndërsa nga ana tjetër ka zgjedhur mes Skukës dhe Xhixhës.

“Tirana-Partizani kanë zhvilluar ndeshje të mira gjithmonë. Besoj se do të jetë një nga ndeshjet më të mira. Janë dy ekipet më të mira në Superiore. Duke marrë dy bluze, një të Partizanit dhe një të Tiranës, bluzet do të fillojnë të zihen, imagjino të vendosësh edhe njerëz. Nuk mendoj se kjo ndeshje do të jetë vendimtare.

Tirana e ka fazën sulmuese pak më mirë, jo se Partizani mbetet pas. Xixha apo Skuka? Unë do zgjidhja Xhixhën, duke qenë se jam te Shkolla e Futbollit dhe Xhixha ka dalë nga shkolla e futbollit e mjeshtërisë sportive “Loro Boroci”. Unë personalisht jam me Xhixhën, pa harruar Skukën që e kemi parë edhe te Kombëtarja. Po përderisa është më para me gola dhe ka vendosur në derbet e tjera, mendoj për Xhixhën.

Xhixha dhe Skuka kanë veti të ndryshme, diferenca është te qetësia. Skuka dëshiron të shënojë me patjetër dhe fakti që u thirr nga Kombëtarja, mund të jetë pak më i nxituar para porte. Ndërsa Xhixha është më i qetë në konkretizim, kjo mendoj se është diferenca mes tyre. Mbrojtësi më i spikatur në Superiore? Bitrin e shoh lojtar me të ardhme. U kthye në shtyllë kryesore te Partizani, që ky klub ka pasur nevojë gjithmonë. Kombëtarja duhet t’i hedh sytë nga mbrojtësat shqiptarë. Për momentin mendoj se Bitri duhet të fokusohet më tepër”, tha Vrapi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online