“Biseduam 5 minuta dhe e bëra trajner, premtimet ishin ato që ishin”, Halili flet për Shehin: Nuk shkuam as në Europë e as morëm titullin, por mua nuk ma dëgjuat zërin

Refik Halili ka dhënë sot një intervistë për “RTSH”-në, ku ka sqaruar çështjen e ndërrimit të trajnerit. Presidenti i klubit Tirana është shprehur se skuadra gjendej në një formë jo të mirë fizike dhe se tashmë ka nisur të kthehet në rrugën e duhur. Halili ka zbuluar edhe mënyrën se si u arrit marrëveshja me Shehin thuajse tre vite më parë, kur i mjaftoi vetëm një bisedë jo më e gjatë se 5 minuta për t’i besuar stolin e trajnerit. Më tej, Halili zbulon edhe fjalët që i ka thënë Shehit në momentin që e ka emëruar në krye të pankinës bardhekaltër.

“Nëse nuk e mbani mend, ne sezonin e shkuar kemi bërë një sezon të mirë në viti nqë shkoi. Ka pasur prurje të reja pë këtë sezon që filloi. Ishim të gjithë 100% në një mende, që ky grup lojtarësh do të shkojë shumë lart. Fakti është që patëm një ecuri deri diku të kënaqshme, jo të shkëlqyer, jo të mirë, sepse e shkëlqyer është kur shkon në grupe. Por që pas kësaj ndeshjeje ne pësuar tre humbje radhazi. Humbëm me Erzenin, humbëm me Partizanin, humbëm me Laçin. Nga vetë presioni i rezultatit, ne menduam të bënim një zëvendësim të përkohshëm. E bëmë brenda për brenda klubit tonë, duke marrë krye trajnerin e akademisë dhe duke e vendosur atë në krye të skuadrës.

Pa dashur të bëj teknikun në këtë rast, kam parë që skuadra nuk ka qenë mirë fizikisht. Kanë qenë pak të pafuqishëm përpara se të vinte Ahmataj. Nuk e di përse. Tani po shikojmë që skuadra po shkon përpara portës. Ka pasur mundësi të shënojë gola. Humbja është turp për ne, e pafalshme, por ne jemi të detyruar të respektojmë kampionatin. Të mos bëjmë ndërhyrje të nxituara. Por me këta emra, kjo skuadër i ka të gjitha mundësitë të shkojmë te ajo që kemi objektiv ne, te tituli kampion

Kam tre gjëra të shkurtra për të thënë. Trajneri, kur ka ardhur, ka bërë një bisedë shumë të shkurtër, jo më shumë se pesë minuta dhe është pranuar të jetë pjesë e klubit tonë. Premtimet kanë qenë ato që kanë qenë. Unë kam thënë pak fjalë: ‘Në qoftë se nuk ka rezultate, unë jam i detyruar që trajneri të largohet’. Edhe në sezonin kur trajneri jonë u afrua te ne, ne nuk shkuam as në Kupat e Europës, as te titulli kampion. Ne vazhduam bashkëpunimin prej 27 ose 28 muajsh. Edhe për tre muaj, ne mbushnim 3 vite. Gjatë asaj kohe nuk ma keni dëgjuar ndonjëherë zërin të flas për trajnerin, edhe kur ka pasur rezultate të mira, edhe kur ka pasur rezultate jo të mira. Ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë. Vazhdon bashkëpunimi nga ana ime. Nëse do të ketë një lëvizje tjetër, pse jo? Gjithësecili e di vetë, siç mendon, ashtu le ta bëjë”, ka deklaruar Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *