Binjaku i Shpendit po ecën në hapat e vëllait, shënon dy gola me fanellën e Çezenës

Edhe pse u largua nga Çezena, Stiven Shpendi ka lënë pasardhësin e tij te bardhezinjtë. Në fakt, majën e sulmit tani e ka zënë binjaku i tij, Kristiani. Ky i fundit po ecën në hapat e vëllait, teksa sot e çoi në 4 numrin total të golave të shënuar në këtë kampionat të ri.

Çezena është duke luajtur me Spalin, ndeshje të cilën po e udhëheq falë Kristian Shpendit. 20-vjeçari shqiptar është autori i të dy golave të shënuar deri më tani. Shpendi tundi rrjetën fillimisht në minutën e 2-të, ndërsa në të 35-n shënoi edhe golin e dytë të takimit. Me këto ritme, duket se fati i tij do të jetë i njëjtë me të Stivenit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *